Aferat në burgje dhe historia tjetër e vdekjes së Astrit Deharit vijnë në një dokumentar

Aferat në burgje dhe historia tjetër e vdekjes së Astrit Deharit vijnë në një dokumentar

InDoks këtë të dielë transmeton dokumentarin “Prapaskenat e burgjeve”  në ora 20:10. Në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi

Kosova ka trashëguar një sistem korrektues. Diçka ka punuar në përmirësimin e tij UNMIK-u. Kur e morën në duar kosovarët u shtuan edhe raportimet për afera të mëdha korruptive. Edhe vdekje shumë të dyshimta brenda tyre.

InDoks në dokumentarin do të sjell rrëfime të viktimave të sistemit të burgjeve në Kosovë. Edhe shumë persona të tjerë kanë pasur histori, disa shumë të rënda. Pak nga ta kanë guxuar që ti rrëfejnë. Dikush madje as nuk arriti që të dilte i gjallë nga burgjet e Kosovës për të treguar historinë e tij me to, siç ishte Astrit Dehari.

“Prapaskenat e burgjeve” me autor Visar Duriqi është një histori korrupsioni masiv deri te drejtuesit më të lartë të sistemit. Me kontrabandë droge, arrati të vrasësve e privilegje për komandantët e fuqishëm të UÇK-së si në filmat me kartelet e drogës nga Amerika Latine.