Afganistan: nëntë të vdekur nga një sulm me bombë

Afganistan: nëntë të vdekur nga një sulm me bombë

Së paku nëntë persona kanë humbur jetën nga një sulm e shkaktuar me një makinë me bombë, në stacionin ushtarak në provincën jugore afgane Helmand, transmeton Insajderi.

Zëdhënësi i Zyrës së Guvernatorit të Helmandit, Omer Zuvak tha se një sulmues vetëvrasës me automobil ka goditur një objekt të stacionit ushtarak në distriktin Vazir, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu, Zuvak tha se pesë anëtarë të forcave afgane të sigurisë dhe katër civilë u vranë në sulm, ndërsa një fëmijë u plagos. Ndërsa, akoma askush nuk ka marrë përgjegjësin mbi sulmin.

Sulmet në Afganistan nuk ndalen edhe pas fillimit të bisedimeve për paqe të nisura nga delegacionet e kryengritësve talebanë dhe qeverisë afgane nga mesi i muajit shtator në Doha të Katarit. /Insajderi.com