AFP: Beogradi – laborator i diplomacisë kineze në kohën e koronavirusit

Kur ekspertët kinezë arritën në Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e puthi flamurin kinez dhe premtoi se do të dëgjojë me bindje. Beogradi u shndërrua në laborator të diplomacisë kineze në kohën e koronavirusit, shkruan agjencia France Presse.

AFP: Beogradi – laborator i diplomacisë kineze në kohën e koronavirusit

Politika e “Rrugës së mëndafshtë shëndetësore”, për dikë është zemërgjëre, ndërsa për dikë e udhëhequr me interesat politike të presidentit kinez Xi Jingping me dërgimin e miliona maskave mbrojtëse nëpër botë.

Në Serbi, ekspertët të cilët kanë arritur nga Kina – vendi ku është paraqitur pandemia, por edhe ku kanë arritur ta ndalin – janë arkitektë të ndryshimit të strategjisë.

“Ekpsertët kinezë të parët e kanë mundur virusin. Prej tani do të bëjmë gjithë çfarë të thonë ata”, ka thënë presidenti i Serbisë më mars, duke i pritur në aeroport, ku edhe e puthur flamurin kinez. Dhe ka shtuar se Serbia, e cila përndryshe është kandidate për anëtarësim në BE, “nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm të mbështetet te “vëllezirit kinezë”.

Për ta shmangur skenarin katastrofik italian, ky vend ballkanik, i cili tashmë një kohë të gjatë po qëndron në mes lindjes dhe perëndimit, dëshiron testime masovike. Po ndërtohen qendra të improvizuara për pranim me qëllim të parandalimit të koronavirusit me të cilin në këtë vend janë infektuar 1.170 persona, dhe kanë vdekur 31.

Serbia po vendos masa të jashtëzakonshme gjithnjë e më të ashpra, derisa në fillim ka pasur qëndrim shumë joserioz, shkruan AFP.

Aleksandar Vuçiq ishte tallur se tani ka “pretekst” për të pirë më shumë raki apo se ka qeshur me gjithë zemër për shakanë e një plumologu “për një virus qesharak i cili po lajmërohet në Facebook”.

Në të vërtetë Pekini dhe Beogradi kanë përfitime prej kësaj “miqësie të çeliktë”, konsiderojnë analistët.

Derisa Kina po paraqitet si një “ Samaritan plotë mëshirë” që të harrohen lëshimet e saja paraprake në pandemi, theksimi dramatik në plan të parë të ndihmës kineze i mundëson presidentit serb që të paraqitet si shpëtimtar i Serbisë, ka thënë Majda Ruge, analiste e Këshillit të Evropës për marrëdhënie ndërkombëtare (ECFR).

Për presidentin serb, i cili akuzohet se po përvetëson gjithnjë e më shumë kompetenca, që po e mbytë lirinë e shprehjes dhe të medieve, kriza gjithashtu i jep shans ta arsyetojë simpatinë e madhe të tij ndaj Kinës, vendit i cili nuk do ta kritikojë aspektet shumë problematik të mënyrës së tij të qeverisjes, ka shtuar Ruge.

Kinezët këtë shumë mirë po ia kthejnë. Sipas shkrimit të gazetës nacionaliste kineze “Global Times”, video xhirimi në të cilin shihet se si Vuçiq po e puth flamurin e kuq kinez ka qindra miliona shikime në Weibu, një prej rrejteve sociale më të mëdha në Kinë.

Është vështirë të thuhet se sa është ndihma kineze për Beogradin, por Bashkimi Evropian thekson se ka investuar në sektorin serb të shëndetësisë për 20 vjet 450 milionë euro. Përveç kësaj, Brukseli ka ndarë edhe 93 milion euro vetëm për luftim kundër COVID-19.

Përkundër kësaj, hulumtimet kanë treguar se publiku serb ka mendim shumë më të mirë për Kinën sesa për Brukselin dhe Uashingtonin, sepse qytetarët janë falënderues Pekinit që po e përkrahë Serbinë kur është fjala për Kosovën.

Portreti i presidentit kinez është vendosur në një nga avenytë më të njohura të Beogradit me fjalë “Të faleminderit vëlla Xi”, e të cilin e ka paguar një tabloid proqeveritar.

Këtë ndjenjë e shpreh edhe ylli i tenisit Novak Gjokoviq i cili e ka falënderuar Pekinin “nga gjithë zemra, në emër të tij dhe kombit të tij”./Insajderi.com.