Afrikë, shifra e vdekjeve nga Covid-19 shkon në 40 mijë

Afrikë, shifra e vdekjeve nga Covid-19 shkon në 40 mijë

Numri i të infektuarve me koronavirus në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi një milionë e 665 mijë persona, transmeton Insajderi.

Gjithsej 1.665.060 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, sipas faqes së internetit “Ëorldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.

Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 39.991 personave që kanë humbur betejën me Covid-19.

Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 18.492 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.130 vdekje dhe Maroku me 2.976 persona të vdekur.

Në Mauritius tashmë nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me Covid-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.

Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 705.254 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 175.749 raste dhe Egjipti me 105.547 raste të infektimeve.

Deri më tani, në mbarë konitentin afrikan, 1.367.151 persona të infektuar janë shëruar. /Insajderi.com