Agim Ademi: Me Challandes vazhdojmë edhe nëse nuk e arrijmë kualifikimin

Agim Ademi: Me Challandes vazhdojmë edhe nëse nuk e arrijmë kualifikimin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se pavarësisht suksesit në kualifikime, trajneri zviceran, Bernard Challandes, do të vazhdojë të mbetet në krye të përfaqësueses, të paktën deri në vitin 2022, kur edhe i mbaron kontrata.

“Kemi vepruar shumë mirë që e kemi vazhduar kontratën me Challndes. Kanë qenë vetëm 10 minuta diskutime. Askund nuk shkruan se kontrata varet nga kualifikimi në Evropian. Ne jemi kombëtare në zhvillim dhe ky trajner ka pasur rezultate. Normalisht se ne e duam kualifikimin por trajneri nuk e ka kusht në kontratë. Gjithsesi, ne të gjithë po punojmë në atë drejtim. Duke e ditur që jemi për herë të parë pjesëmarrës në kualifikimet e Evropianit do të ishte sensacion për të gjithë që ne të kualifikohemi në Evropian, për faktin se shumë kombëtare që kanë shumë vite veprimtari ende nuk e kanë shijuar atë”, ka thënë Ademi në “Arena Sportive” në RTK, transmeton Insajderi.

Edhe Challandes, kishte deklaruar se nuk ishte vendim I vështirë të pranonte vazhdimin e kontratës, pasi ai nuk mund ta shikojë Kosovës nga televizioni tek sa ajo kualifikohet në Kampionatin Evropian./Insajderi.com.