Agim Ademi paralajmëron prurje të reja te Kombëtarja e Kosovës

Agim Ademi paralajmëron prurje të reja te Kombëtarja e Kosovës

Vërshëllima e fundit e gjyqtarit portugez Artur Soares Dias të hënën në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka qenë njëra nga vërshëllimat më të këndshme që është dëgjuar ndonjëherë nga tifozët e Kosovës. Ajo vërshëllimë ia solli një fitore të madhe Kosovës, e cila e afron shumë afër kualifikimit në Kampionatin Evropian.

Kosova mahnitëse, Kosova e frikshme, Kosova e pandalshme. Këta ishin tituj që pushtuan mediet ndërkombëtare e të cilat vazhdojnë të mos e kenë shumë të qartë se si një vend aq i vogël, i dalë nga një luftë e tmerrshme, po bën hapa gjigantë për një periudhë kaq të shkurtër. Më shumë në Insport.