Agim Ademi: UEFA kërkoi nga ne vazhdimin e kampionatit

Agim Ademi: UEFA kërkoi nga ne vazhdimin e kampionatit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka deklaruar se UEFA kishte kërkuar nga FFK, që të rifillojë kampionatin dhe titulli kampion të vendoset në fushë, e jo në tavolinë.

Ne(FFK) jemi shumë të lumtur që kemi arritur ta përfundojmë këtë kampionat, pasi kjo ka qenë dëshirë e madhe e UEFA-s, që kampioni të vendoset në fushë” tha Ademi, raporton Insajderi.

“Ka qenë e pamundur të përfundojmë të gjitha garat dhe shteti ka vendosur të na lejojë të vazhdojmë Superligën. Është shumë mirë që tre ekipe tani i kemi në Evropë. Kur i shohim të gjitha këto ndodhi, mund të themi se ky kampionat ka përfunduar mire. Ne e kemi pasur frikë të madhe për shëndetin e futbollistëve, jo vetëm për shkak të COVID-it por edhe për shkak të ndërprerjes dhe rikthimit. Ne kemi respektuar të gjitha masat e caktuara nga Qeveria” përfundoi Agim Ademi./Insajderi.com.