Agim Agushi dhe Bujar Ajeti thyejnë rekordin e Guinnessit

Agim Agushi dhe Bujar Ajeti thyejnë rekordin e Guinnessit

Zhongluesi i njohur kosovar, Agim Agushi, ka thyer një tjetër rekord në Guinness, njofton Insajderi.

Bashkë me Bujar Ajetin, Agushi theu rekordin e zhonglimit të topit në çift për 34 minuta dhe 2 sekonda.

Këtë rekord të ri Guinness, Agushi vendosi ta thyejë para zyreve të Federatës së Futbollit të Kosovës, derisa e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Rekordi i ri GUINNESS!34 min 02 sec. 8.Prill.2021/Prishtinë. Agim Agushi&Bujar Ajeti”, ka shkruar ai. /Insajderi.com