Agim Aliu: Të rinjtë janë forca e ndryshimit do t`i mbështesim vazhdimisht

Agim Aliu: Të rinjtë janë forca e ndryshimit do t`i mbështesim vazhdimisht

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për komunën e Ferizajt, Agim Aliu ka pritur sot në zyrën e tij kampionin e karatesë në kategorinë junior, Altin Malokun.

Aliu tha se të rinjtë janë #forcaendryshimit, duke dhënë zotimin se do të kenë mbështetje vazhdimisht nga kjo parti.

“Altini është shpallur kampion në Turneun e Dytë Ndërkombëtar të Karatesë, të mbajtur më 14 tetor 2017, në Ferizaj. Ndonëse në moshë të re, Altin Maloku, premton shumë për të ardhmen. Ai është anëtar i përfaqësueses së Republikës së Kosovës në karate”, tha Aliu.

“#Forcaendryshimit janë të rinjtë, të cilët zotohem se do t’i mbështesë vazhdimisht”, tha ai.