Memli Krasniqi flet për përçarjen e koalicionit qeverisës – a ka konflikte mes liderëve?

Memli Krasniqi flet për përçarjen e koalicionit qeverisës – a ka konflikte mes liderëve?

Pretendimet për përqarje në  mes partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë i ka hedhur poshtë, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Sipas tij, nuk ka asnjë krizë brenda partive në pushtet, sepse siç thotë përderisa po respektohet programi qeverisës nuk kanë asnjë problem mes veti. Për këtë arsye deputeti Krasniqi theksoi se zgjedhje të reja këtë vit nuk do të ketë.

Krasniqi në një intervistë për KosovaPress u shpreh se përderisa puna në Qeveri është duke vazhduar dhe se ata nuk kanë asnjë shkarje nga respektimi i marrëveshjes së koalicionit.

Ndërkaq akuzoi partitë opozitare se nuk kanë  guxim dhe harmonizim mes  tyre për hapat që duhet të ndërrmirren për të pretenduar me rrëzuar qeverinë Haradinaj.

Duke përmendur iniciativën e opozitës për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Haradinaj, deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se një refren të tillë ka mbi 11 muaj që janë duke e dëgjuar, po pa asgjë konkrete.

Ndërkaq, për qëndrimet e kolegëve të partive të tjera në pushtet, veçmas atyre të NISMA-s, Krasniqi u shpreh se ato nuk i shohin si ndonjë arsye për trajtim serioz të funksionimit të koalicionit të Qeverisë Haradinaj.

Ndryshe, ditëve të fundit është raportuar për krizë brenda koalicionit qeveritar, sidomos pas polemikave të zyrtarëve të AAK-së dhe atyre nga Nisma.