Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se vendimin përfundimtar" />

Agim Bahtiri flet për vendimin e tij për largim nga AKR-ja

Agim Bahtiri flet për vendimin e tij për largim nga AKR-ja

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se vendimin përfundimtar për largimin e tij nga AKR-ja do ta marrë pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie në Mitrovicë.

Pas raportimeve në media për dorëheqje të Agim Bahtirit nga AKR-ja, Bahtiri është deklaruar për hapat e mëtutjeshëm që do t’i ndërmarrë për të ardhmen e tij politike.

“Vendimin përfundimtar zyrtarisht do ta merrni pas takimit që do ta kem me Kryesinë e gjerë të AKR-së në Mitrovicë. Këtë mbledhje e kam caktuar për të martën në ora 16:00”, ka thënë Bahtiri për Veriu.info.

Ndryshe, Agim Bahtiri, ka fituar dy herë radhazi zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës si kandidat i AKR-së duke mposhtur PDK-në.