Agim Bahtiri kërkon koalicion me VV-në: Nëse nuk më dëgjojnë do ta marrë një pjesë të AKR-së dhe do lëvizi

Agim Bahtiri kërkon koalicion me VV-në: Nëse nuk më dëgjojnë do ta marrë një pjesë të AKR-së dhe do lëvizi

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, ka folur sot në lidhje me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Ai në emisionin Zyra e Ankesave, ka thënë se zgjedhjet janë e vetmja mundësi, ndërsa ka theksuar se do të kërkojë koalicion AKR-VV.

“Unë jam në AKR dhe jam i fuqishëm në AKR. Do të bëjmë një qeverisje ndryshe, e cila besoj do të jetë në të mirën e qytetarëve të Kosovës. Kërkoj koalicion AKR-VV, jam i bindur që do të më dëgjojnë të gjithë, përndryshe unë do të marrë një pjesë të AKR-së, dhe do të lëvizi në këtë drejtim”, ka thënë Bahtiri, përcjell Telegrafi.

Po ashtu ai ka deklaruar se popullit duhet t’i kthehet besueshmëria që i është dhënë koalicionit PAN./ Insajderi.com