fbpx

Agim Bahtiri: Për katër vjet nuk kam shpenzuar asnjë cent

Agim Bahtiri: Për katër vjet nuk kam shpenzuar asnjë cent

Kryetari aktual i Mitrovicës dhe kandidati i sërishëm për këtë qytet nga AKR-ja, Agim Bahtiri, ka treguar se nuk e ka shpenzuar asnjë cent të kartelës bankare që i takon si kryetar.

Madje, Bahtiri për të dëshmuar një gjë të tillë ka sjellë edhe fakte në Magazina Lokale në Klan Kosova.

Para kamerave televizive ai ka paraqitur gjendjen bankare nga kartela zyrtare për të dëshmuar se është “zero”.

“Kartela e kryetarit të Mitrovicës është zero-zero. Prej ardhjes sime deri sot është krejtësisht zero-zero”.

“Të gjtihë muajt që janë 45 muaj deri më tani – janë të dhënat e sakta për çdo muaj nga banka se si është situata bankare dhe kjo është dëshmi e fuqishme që kam ardhur të punoj pa asnjë cent”.

Bahtiri ka treguar edhe se ku ka shkuar paga e tij prej kryetari të Mitrovicës.

“Pagën iu kam dhuruar studentëve. I dua dhe ju uroj suksese. Sepse kur të kemi arsim më të mirë, kemi edhe mirëqenie më të mirë”