Agim Bahtiri thërret mbledhje urgjente për “bashkimin e Mitrovicës”

Agim Bahtiri thërret mbledhje urgjente për “bashkimin e Mitrovicës”

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Jugut ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për të premten me rend të vetëm inicimin e ndryshimit të ligjit për kufijtë administrativ të komunave.

Ndryshimi i këtij ligji do të ketë për qëllim bashkimin e Mitrovicës.

“Rend dite: Inicimi i Ndryshimit të Ligjit për Kufijtë Administrativ të Komunave, me qëllim bashkimin e Mitrovicës”, thuhet në kërkesën e Bahtirit, raporton Insajderi.

Kjo kërkesë është bërë nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, pas dorëheqjes së kryetarit të Komunës Veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq.