fbpx

“Agim Bahtirin s’e pyet askush për asgjë” – reagimi i deputetit të PAN-it

“Agim Bahtirin s’e pyet askush për asgjë” – reagimi i deputetit të PAN-it

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i është përgjigjur nënkryetarit të AKR-së, Agim Bahtiri, i cili sot tha se “e keqja e këtij vendi është PDK-ja…”.

Krasniqi në një prononcim për lajmi.net ka thënë se nuk merret seriozisht njeriu që i ndërron fjalët më shpesh se teshat.

“Agim Bahtirin s’e pyet askush për asgjë, as në AKR e askund tjetër. Kjo u vërtetua me hyrjen e AKR-së në koalicion me ne, veç një ditë pas mohimit kategorik të këtij njeriu për një koalicion të tillë”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net.
Sipas tij, deklaratat e tilla s’i ndihmojnë për zgjedhje komunale, sepse qytetarët e Mitrovicës tashmë e dijnë se çfarë dëme ju ka sjellë keqqeverisja e Agim Bahtirit për katër vite.

“Do ta dënojnë me votën e tyre më 22 tetor”, ka thënë Krasniqi.