Agim Çeku jashtë listës së PDK-së për deputet

Agim Çeku jashtë listës së PDK-së për deputet

Agim Çeku ka mbetur jashtë listës së PDK-së për deputetë. Ai ka thënë se për këtë çështje ka vendosur kryetari i partisë, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se PDK është parti e madhe dhe nuk mund të koordinohen të gjithë.

“Unë fare nuk jam marrë me këtë çështje. Jemi pajtuar që kryetari të vendosë, duke e pas parasysh edhe rajonin. S’mundemi të gjithë me qenë deputet. PDK-ja është njëra nga partitë më të mëdha në vend, me njerëz të mëdhenj, prandaj është e vështir që të koordinohemi më të gjithë”, ka thënë Çeku për “zeri.info”.

Çeku po ashtu ka thënë se e respekton vendimin e kryetarit Veseli, dhe se sipas tij, ai ka bërë zgjedhjen e duhur.

“Mendimet janë dhënë në mbledhjen e Kryesisë. Unë e respektoj vendimin e kryetarit, mendoj që e ka bërë zgjedhjen e duhur”, ka thënë Çeku.