Kryetari i Shoqatës së Personave me nevoja të veçanta në Kosovë, Agim Vatovci, dhe pjesëtar tjerë të kësaj kategorie, i janë bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbështetje të Ramush Haradinajt për kryeministër.
Këtë grup të aderuar në AAK, i ka pritur vetë lideri i partisë Ramush Haradinaj dhe nënkryetari Gazmend Abrashi.
“Bashkë me liderin, Ramush Haradinaj, e mirëpritëm në familjen tonë të madhe aderimin e këtyre njerëzve të mrekullueshëm, të prirë nga Agim Vatovci, i Shoqatës së Personave me nevoja të veçanta. U zotuam se do ta kenë përkrahjen e plotë institucionale”, ka njoftuar në Facebook, Gazmend Abrashi – kandidati i AAK-së.
Në këtë parti ka aderuar sot edhe ish-gazetari Arbër Vllahiu dhe kjo është bërë e ditur në një konferencë për media në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.