Agim Veliu e merr në kabinetin e tij ish-këshilltarin e Ramush Haradinajt

Agim Veliu e merr në kabinetin e tij ish-këshilltarin e Ramush Haradinajt

Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Administratës Publike, Agim Veliu ka emëruar Lulzim Fushticën këshilltar politik, shkruan Insajderi.

Këtë e ka konfirmuar edhe zyra e kabinetit të ministritë Veliu.

“Po është e vërtetë. Lulzim Fushtica është emëruar këshilltar politik i ministrit Veliu”, është përgjigjur zyra e kabinetit e ministrit Veliu për Insajderin.

Ndryshe, Fushtica ka qenë edhe këshilltar për siguri i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në qeverinë e kaluar./Insajderi.com