Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do ta vizitojë Tiranën zyrtare.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do ta vizitojë Tiranën në një vizitë zyrtare të paralajmëruar ditë më parë.
Hoti do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama e më pastaj me presidentin shqiptar, Ilir Meta. Me kryeparlamentarin, Gramoz Ruçi, më pastaj do të takohet me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e krejt në fund me liderin opozitar, Lulzim Basha.
Kjo vizitë vjen disa ditë pasi, Edi Rama e vizitoi Kosovën pak ditë pasi Gjykata Speciale kishte ngritur aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit. /Insajderi.com/
Agjenda e plotë e Hotit në Tiranë për nesër
10:00 – Pritja e kryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri Edi Rama.
VENDI: Pallati i Brigadave
11:15 –Konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
13:10 – Takim me kresidentin Shqipërisë, Ilir Meta.
VENDI: Presidencë – Salla Skënderbe
14:00 – Takim me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit
14:45 – Takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
VENDI: Zyra e Kryetarit të Bashkisë
15:30 –Takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
VENDI: Zyra e Kryetarit të PD.