Agjentët sekret i rrëmbyen prindërit, gjen familjen pas 40 vitesh

Agjentët sekret i rrëmbyen prindërit, gjen familjen pas 40 vitesh

Një burrë, prindërit e të cilit u rrëmbyen nga agjentët e shërbimit sekret argjentinas në vitin 1977, është ribashkuar me familjen e tij biologjike.

Javier Darroux Mijalchuk ishte vetëm katër muajsh kur babai i tij dhe nëna shtatzënë u zhdukën në Buenos Aires.

Ai u adoptua më vonë nga një familje që nuk e dinte asgjë mbi jetën e tij.

Por pak vite më parë, ai filloi të dyshojë mbi identitetin e tij të vërtetë dhe kërkoi ndihmë nga organizata për të drejtat e njeriut, Grandmothers of the Plaza de Mayo.

Dhe tani, Javier ka gjetur xhaxhain e tij.

Grupi ndjek gjurmët e fëmijëve të disidentëve të vrarë ose zhdukur gjatë diktaturës ushtarake të Argjentinës, që zgjati nga viti 1976 deri në vitin 1983 dhe i bashkon me familjet e tyre biologjike.

Darroux është fëmija i 130-të që organizata ka identifikuar, pasi kreu testet e ADN-së.

Gjatë një interviste për gazetarët, ai falenderoi xhaxhain e tij Roberto Mijalçuk, i ciki e kishte kërkuar për katër dekadat e fundit.

Ai shtoi se tani do të përpiqet të gjejë më shumë informacion rreth prindërve të tij, Juan Manuel Darroux dhe Elena Mijalchuk.

Rreth 30.000 vetë u vranë nga junta ushtarake në Argjentinë.