Agjenti i Khabibit e jep lajmin e madh për meçin me Mayweatherin

Agjenti i Khabibit e jep lajmin e madh për meçin me Mayweatherin

Agjenti i Khabib Nurmagomedovit, agent Ali Abdelaziz, beson se mund të ndodhë përballja ndërmjet klientit të tij dhe Floyd Mayweatherit.

Ka kohë që spekulohet se kampioni në kategorinë e peshave të lehta në UFC dhe kampioni i pamposhtur i boksit mund të zhvillojnë një meç në të ardhmen.

Ndërsa përfaqësuesi i yllit nga Dagestani ka lënë të kuptohet se është duke u punuar në mënyrë që dueli të ndodhë.

“Nuk ka dyshim se Khabib dëshiron të boksojë me Floydin, por më duhet të them se kemi një kontratë me UFC-në, ata e lejuan këtë irlandezin (Conor McGregor) që të zhvillonte meçin (ndaj Mayweatherit)”.

“Nëse Khabib e dëshiron shumë, atëherë do të ulemi me Dana (White) do të flasim për ta realizuar”.

“Mendoj se Dana e mendon kështu këtë gjë: ‘do t’ia japim një mundësi, nuk ka shumë boksierë që mund t’i bëjnë ofertë, i thirrni ata nga UFC-ja, sepse e dini se i sjellin shifrat’. Si Khabibi, si Conori, këta djem. Por nuk ka shumë të tillë”, ka deklaruar Abdelaziz për TMZ.