“Agjenti Pogba” – po e bind Dembelen të bashkohet me United

“Agjenti Pogba” – po e bind Dembelen të bashkohet me United

Mesfushori francez i Manchester United, Paul Pogba, është duke luajtur rol në tentimet e Manchester United, për të transferuar anësorin e Barcelonës, Osmana Dembele.

Mediumi nga Spanja, Mundo Deportivo, raporton se Paul Pogba e ka telefonuar Dembelen, duke i propozuar të pranojë ofertën e United, pasi sipas tij, ai do të përshtatej shumë mirë në skemat e Solskajer si dhe në dhomën e zhveshjeve, transmeton Insajderi.

Dembele, është vënë në shitje nga klubi i Barcelonës, shkaku i nevojës për fonde për të kompletuar skuadrën dhe për të transferuar lojtaret e kërkuar nga trajneri Koeman./Insajderi.com.