Agjenti saudit shëtiste nëpër Stamboll me tesha të Khashoggit

Njeriu i njëjtë ishte parë me teshat e Khashoggit, pretendon një zyrtar turk, në Xhaminë e Kaltër vetëm disa orë pasi gazetari ishte parë duke hyrë në konsullatë më 2 tetor, kur në të vërtetë ishte parë për herë të fundit.

Agjenti saudit shëtiste nëpër Stamboll me tesha të Khashoggit

Agjenti nga ekipi 15 anëtarësh, i cili dyshohet për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, shihet i veshur me teshat e Khashoggit nëpër xhirime të cilat i kanë incizuar kamerat e sigurisë në Stamboll ditën kur gazetari ishte vrarë, lajmëron CNN, duke u thirrur në një zyrtar të lartë turk.

Televizioni turk ka ardhur deri te xhirimet ekskluzive të kamerave të sigurisë në kuadër të hetimit të qeverisë turke, e në të cilat shihet se si burri me teshat e veshura të Khashoggit, me mjekër të rreme dhe syze, del nga konsullata kah dera e prapme, katër orë pasi kishte hyrë gazetari në konsullatë kah dera kryesore.

Njeriu i njëjtë ishte parë me teshat e Khashoggit, pretendon zyrtari turk, në Xhaminë e Kaltër të famshme vetëm disa orë pasi ishte parë gazetari duke hyrë në konsullatë më 2 tetor, kur në të vërtetë ishte parë për herë të fundit.

“Khashoggi i rremë” u identifikua si Mustafa al-Mandani, për të cilin pretendohet se është anëtar i “njësitit të vrasjes” të dërguar për ta vrarë gazetarin në konsullatën saudite gjatë vizitës të cilën e ka caktuar më herët për t’i marrë dokumentet për kurorëzim.

Zyrtari turk vlerëson se bëhet fjalë për tentim të “humbjes së gjurmëve” pas vdekjes së Khashoggit, ku ishte shfrytëzuar Madani (57) i cili ishte me gjatësi, moshë dhe trup të ngjashëm me gazetarin, si “Khashoggi i rremë”./Insajderi.com.