AGK reagon ndaj arrestimit të fotoreporterit Blerim Uka në Maqedoni

AGK reagon ndaj arrestimit të fotoreporterit Blerim Uka në Maqedoni

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një njoftimi për media e ka dënon arrestimin e kolegut dhe anëtarit të AGK-së, Blerim Uka në Shkup të Maqedonisë.

“AGK është njoftuar se kolegu Uka është arrestuar gjatë ditës së sotme derisa ai ishte duke raportuar për seancën gjyqësore në rasti e njohur si “Kumanova”. Siç mëson AGK, kolegu Uka ka qenë paraprakisht i akredituar për të përcjellur këtë seancë gjyqësore dhe se arrestimi i tij ka ndodhur jashtë ambienteve të gjykatës”, thuhet në reagim.

Organizata për mbrojtjen e gazetarëve kërkon nga autoritetet maqedonase që të lirojnë menjëherë kolegun Blerim Uka duke treguar kështu se nuk janë pengues të punës së gazetarëve dhe shkelës të lirisë së mediave.

“AGK është duke u përpjekur vazhdimisht që të kontaktojë me Ambasadën e Kosovës në Maqedoni si dhe me autoritetet maqedonase. Poashtu, AGK ka kërkuar ndihmë nga Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë. Duke shpresuar në sqarim sa më të shpejt të kësaj situate, AGK beson në lirim të shpejt të kolegut Blerim Uka”, thuhet në njoftim.