AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Muharrem Ramabaja

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Muharrem Ramabaja

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), përmes një telegrami ngushëllimi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e veteranit të gazetarisë, Muharrem Ramabaja, njofton Insajderi.

Ky asociacion ka theksuar se Ramabaja kishte punuar si gazetar në gazetën “Zëri” që nga viti 1977, ku më pas në vitin 1990, u emërua drejtor i gazetës të cilën e udhëhoqi deri në vitin 1993.

“Ramabaja ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 65 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë disavjeçare”.

“Për shkak të pandemisë varrimi do të mbahet me rrethin e ngushtë familjar, në Zllatar. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve”, thuhet në telegram. /Insajderi.com