deklaratës së zyrës së Gjykatës së Apelit, t�" />

AGK kërkon monitorim ndërkombëtar në rastin gjyqësor kundër Insajderit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë të reagojë në raste që përfshijnë gazetarët, edhe kur ato nuk mirëpriten nga Institucionet e Kosovës. AGK i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të shqyrtojë nga afër rastin gjyqësor kundër Insajderit.

AGK kërkon monitorim ndërkombëtar në rastin gjyqësor kundër Insajderit

AGK ka reaguar pas deklaratës së zyrës së Gjykatës së Apelit, të cilët thanë sot se përfshirja e Asociacionit të gazetarëve në aktvendimin e Gjykatës së Apelit që të rikthejë në shkallën e parë kërkesën e Grabovcit për ndalim të publikimit të përgjimeve nga Insajderi.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikate për medie, shprehet se do vazhdojë të reagojë në raste që përfshijnë gazetarët.

“AGK falenderon Gjykatën e Apelit që përcjellë reagimet e gazetarëve. AGK do të vazhdojë të reagojë në raste që përfshijnë gazetarët edhe kur këto reagime nuk mirëpriten nga autoritetet shtetërore”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Ata i kanë bërë thirrje Gjykatës Themelore që të shqyrtojë rastin “Insajderi-Grabovci” bazuar në standardet e Gjykatës Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

“Ne dëshirojmë të përsërisim – duke mos paragjykuar vendimin final të gjykatës – që presim nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe instancat tjera gjyqësore që të shqyrtojnë këtë rast bazuar në standardet e krijuara nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut dhe Këshilli i Europës”, shprehet AGK.

AGK u ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, si zyra e BE-së apo OSBE-ja, që të monitorojnë nga afër rastin gjyqësor kundër Insajderit.

“Njëkohësisht i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, sidomos OSBE-së, Këshillit të Europës dhe zyrës së BE-së të monitorojë nga afër rastin gjyqësor kundër gazetës Insajderi”, thuhet në reagim.

Gjykata e Apelit ka pritur pesë ditë për të dal me reagim publik, ditën e sotme. Ka treguar se nuk i kanë pëlqyer shkrimet e Insajderit dhe e ka vlerësuar si të panevojshëm reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

“Gjykata e Apelit shprehet e indinjuar lidhur me gjuhen fyese, shpifëse dhe paragjykuese të portalit online Insajderi, kundrejt kësaj gjykate dhe disa gjyqtarëve të saj”, thuhet në reagimin e sotëm për media të këtij institucioni. /Insajderi.com

Gjykata e Apelit në rolin e avokatit të Grabovcit kundër Insajderit