Agnesa Vuthaj pjesë e sfidës për vetëdijësimin rreth dhunës në familje

Agnesa Vuthaj pjesë e sfidës për vetëdijësimin rreth dhunës në familje

Një sfidë e re online ka filluar në muajin e ndërgjegjësimit për dhunën në familje dhe modelja kosovare Agnesa Vuthaj është bërë pjesë e saj.

Është fjala për #iseeyouchallenge, një sfidë e përhapur në rrjetet sociale, ku gra të shumta nga e mbarë bota pozojnë në dy fotografi të fytyrave të tyre, transmeton Insajderi.

Te fotografia e parë ato shihen me njërën dorë të vënë në fytyrë ku mbulojnë njërin sy, ndërsa në fotografinë tjetër ato shihen me syrin e pa mbuluar, të cilin me grim e kanë bërë të duket si një shenjë nga goditja.

Edhe Agnesa ka postuar një foto të tillë, të cilën e ka shoqëruar edhe me një shkrim i cili e shpjegon sfidën.

“Sot ne po vijmë së bashku me gra nga e gjithë bota për të rritur ndërgjegjësimin kundër dhunës në familje!

Gjatë pandemisë këtë vit, dhuna në familje ka vazhduar të rritet në të gjithë globin.

Bashkohuni me fushatën tonë @ mission.org_official duke postuar një foto me dorën tuaj që mbulon njërën anë të fytyrës tuaj dhe më pas shënoni të paktën 10 gra që ju njihni për t’u bashkuar me sfidën tonë #iseeyouchallenge, për nder të muajit të ndërgjegjësimit për dhunën në familje”./Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Agnesa Vuthaj (@agnesavuthaj)