Agon Amiga i bën “diss” Getoar Selimit

Agon Amiga i bën “diss” Getoar Selimit

Pasi është aluduar që labeli “Babastars” është ndarë, publikimi i këngës me të re   të Agon Amigës thuhet që është një diss kushtuar  Getoar Selimin.

Menaxheri i grupit ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se kënga e re e Agonit i kushtohet Getit.

“Është një lajm kot. Kënga e Agonit nuk ka të bëjë me Getoarin, ndryshe nuk kishte logjikë që Dj i Getit, Marshall Jungle të shkruante tekstin e kësaj kënge. Përveç kësaj, unë si menaxher i Getoarit kam postuar këngën e Agonit, që do të thotë s’ka të bëjë me të”, ka thënë Dekor Sahiti për “Blitz”.

 “T’kom msu qa me vesh, t’kom msu qa me ble, sot mas 15 vjetve jeni tu ma tesh”,  këndon ai në këngën “O Bir”.

Kënga thuhej se paralajmëronte largimin e Agon Amigës nga ‘Babastars’, pak kohë pasi edhe reperi Skivi vendosi të shkëputet duke vijuar karrierën e tij solo.