Agron Selmani emërohet drejtori i ri i FC Ferizajit

Agron Selmani emërohet drejtori i ri i FC Ferizajit

Klubi i Ferizajit, të shtunën ka zyrtarizua Agron Selmanin si drejorin e ri të klubit, njofton Insajderi.

“Bordi i klubit të futbollit Ferizaj në mbledhjen e mbajtur të datës 05.06.2021 ka vendosur të përzgjidhet, Agron Selmani, drejtor sportive i klubit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Selmani ishte futbollist i Ferizajit, si dhe është trajneri i çertifikuar me diplomatat UEFA B, UEFA A dhe UEFA Pro –  si dhe shumë çertifikata tjera ndërkombëtare.

Ai ka udhëhequr edhe shumë klube të tjera në nivel vendor./insajderi.com