Aguero gjen “strehim” në krahët e modeles argjentinase

Aguero gjen “strehim” në krahët e modeles argjentinase

Sergio Aguero po kalon një moment fantastik jo vetëm në nivel profesional.

Përveç suksesit me triumfin në Premier League me Manchester Cityn, sulmuesi argjentinas duket se ka gjetur lumturinë në krahët e të dashurës së tij të re.

Bëhet fjalë për Sofia Calzettin, modelen 22-vjeçare, me të cilën është njohur në muajin mars në një diskotekë.

Që nga ai moment ata janë takuar në fshehtësi, para se të dilnin zbuluar me disa foto në Instagram.

Aguero është babai një djali të quajtur Benjamin, i lindur nga marrëdhënie me Gianninan, vajzën e Diego Armando Maradonës.