Ahmeti: Në balotazh është më lehtë për të votuar

Ahmeti: Në balotazh është më lehtë për të votuar

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka votuar në Shkollën Faik Konica. Pas këtij procesi, ai ka folur para medieve, duke thënë se votimi në balotazh është më i lehtë, sepse merr më pak kohë.

“Sapo ushtrova të drejtën time për të votuar për balotazhin në Prishtinë. Sot është edhe më lehtë se herën e kaluar, pra më pak kohë”, ka thënë Ahmeti.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote të vijë sa më herët të votojnë, në një numër sa më të madh, sepse kjo është dita kur qytetarët e vendosin fatin e tyre, sepse komuna e prekë jetën e tyre në shumë mënyra”, ka përfunduar ai./Insajderi.com