Ahmeti deklarohet rreth zvogëlimit të fataliteteve të rasteve me COVID: IKSHPK me udhëzime të njëjta si SHBA

Ahmeti deklarohet rreth zvogëlimit të fataliteteve të rasteve me COVID: IKSHPK me udhëzime të njëjta si SHBA

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është deklaruar rreth zvogëlimit të fatalitetit për rastet e rënda që janë të rrezikuara nga COVID-19, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka përmendur sugjerimin e para tre muajve për transfuzionin e plazmes së gjakur nga ata që e kanë kaluar infektimin me këtë virus tek ata që e kanë tani.

Ahmeti thotë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë udhëzimet për të testuar këtë procedurë, mirëpo sipas tij, lajmi tjetër i mirë vjen nga Shtetet e Bashkuara të amerikës, lidhur me ilaqin që përmban antitrupa të prodhuar artificialisht, “por që janë të njëjtë në funksion me antitrupat natyralë”.

“Para tre muajsh kemi sygjeruar transfuzionin e plazmes se gjakut nga ata që e kanë kaluar covidin tek ata që e kanë tani. Këto ditë IKSHP ka dhënë udhëzimet për të testuar këtë procedurë. Lajmi tjetër vjen nga SHbA për ilaqin që përmban antitrupa të prodhuar artificialisht por që janë të njejtë në funksion me antitrupat natyrale. Kjo zvogëlon fatalitetet për rastët e rënda dhe të rrezikuara nga covid”, ka shkruar Ahmeti, në mbishkrimin e artikullit të publikuar lidhur me lejimin e përdorimit të ilaqit të parë emergjent anti-COVID’19.

Në këtë artikull thuhet se të hënën në SHBA u autorizua përdorimi emergjent të antitrupave të parë eksperimental për COVID-19 në pacientët të cilët nuk janë të shtruar në spital, por rrezikojnë nga sëmundje serioze për shkak të moshës së tyre ose kushteve të tjera.

“Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i dha autorizimin e përdorimit emergjent (EUA) bamlanivimab të Eli Lilly & Co bazuar në të dhënat e provave që tregojnë se një infuzion i njëhershëm i trajtimit zvogëloi nevojën për shtrim në spital ose vizitat e dhomave të urgjencës në COVID me rrezik të lartë- 19 pacientë”, thuhet tjetër në këtë artikull të publikuar nga ‘Reuters’. /Insajderi.com