Ahmeti dhe Kuçi nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për pikat informuese turistike në kryeqytet

Takohen Kuçi dhe Ahmeti. Bijën dakord për bashkëpunim në fushën e turizmit.

Ahmeti dhe Kuçi nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për pikat informuese turistike në kryeqytet

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka mbajtur sot një takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për pikat informuese turistike në kryeqytet, njofton Insajderi.

Në komunikatën për media bëhet e njohur se ndërmjet ministrit Blerim Kuçi dhe kryetarit Shpend Ahmeti janë diskutuar një sërë temash, që kanë vënë fokus në funksionimin më të mirë në këtë periudhë të të gjitha shërbimeve publike që varen nga Ndërmarrjet Publike Qendrore.

Në prononcimin e tij për gazetarë, Kuçi ka thënë se “Të gjitha marrëveshjet dhe memorandumet e mëhershme mes Komunës së Prishtinës dhe resorëve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit do të konsiderohen dhe ne jemi të gatshëm të vazhdojmë bashkëpunimin. Prishtina është kryeqytet dhe ne e dimë rëndësinë e funksionimit të rregullt në kryeqytet. Këtu hyjnë edhe shërbimet publike që kryhen nga Ndërmarrjet Publike Qendrore, që janë fushëveprim i ministrisë sonë. E njëjta do të jetë edhe për temat e Mjedisit apo edhe Planifikimit Hapësinor”,

Ndërsa kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se është i gatshëm për secilin bashkëpunim që ofrohet./Insajderi.com