Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje “Krejt dhe drejt” slogan të cilin kjo Parti do të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.
Ahmeti në emisionin Pressing, ka folur për sloganin duke thënë se ‘drejt’ për një parti të majtë është pak i çuditshëm.
Ai tutje ka thënë se një slogan të tillë e kanë përdoru në fushatë partitë e qendrës, si ajo e Erdoganit në Turqi, si dhe në Kosovë dikur një sloganin të tillë e kishte edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje, sloganin e saj e ka prezantuar sot, dhe një gjë të tillë e ka bërë kreu i LVV Albin Kurti./Insajderi.com