fbpx

Ahmeti e Ymeri takohen me ambasadorin amerikan, bisedojnë rreth dialogut me Serbinë

Ahmeti e Ymeri takohen me ambasadorin amerikan, bisedojnë rreth dialogut me Serbinë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti bashkë me nënkryetarin Visar Ymeri mbrëmë janë takuar me ambasadorin e SHBA’së në Kosovë, Philip Kossnet.

Ahmeti përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se me ambasadorin kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend. Si dhe për qëndrimet e PSD’së, në veçanti edhe për zhvillimet e fundit rreth  dialogut me Serbinë.

‘’Mbrëmë me nënkryetarin Visar Ymeri u takuam me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikes Philip Kossnet. Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PSD dhe për zhvillimet kryesore rreth Dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë me fokus në viziten e fundit në Bruksel.’’, ka shkruar Ahmeti.

Shpend Ahmeti bashkë me Fatmir Limajn kryesojnë ekipin negociator për bisedimet me Serbinë në Bruksel.