Ahmeti: Me ‘Fillimin e Ri’ Veseli po provon të dalë nga nëntoka

Ahmeti: Me ‘Fillimin e Ri’ Veseli po provon të dalë nga nëntoka

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një tubim elektoral në Komunën e Lipjanit. Kandidati për deputet nga kjo parti politike njëkohësisht kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nga aty foli për punën e komunës së Prishtinës për të treguar për siç tha ai  qeverisjen ardhshme të Vetëvendosjes.

Ai tha se janë realizuar shumë projekte gjatë një mandati të tij në Prishtinë teksa ka ironizuar me LDK-në, që sipas tij po tenton të marrë meritat për këto projekte.

“Kohëve të fundit kam marrë shumë mesazhe nga qytetarët. Njëri prej mesazheve nga lexuesit thoshte: Po shihet shumë qartë se bastion i VV-së është krejt Kosova”, tha Shpend Ahmeti në tubimin e Lipjanit.

Ahmeti ka folur edhe për shëndetësi duke treguar për punën në Prishtinë.

“Vetëm vitin e kaluar për dy deputet u ndal 50 mijë euro për tu shëruar nuk kemi asgjë kundër tyre. Pse qytetarët e Kosovës duhet të vdesin vetëm përse nuk e kanë një euro në xhep”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka folur edhe për moton e Partisë Demokratike dhe kryetari e kësaj partie, ai ka thënë se kjo parti nuk mund ta ndal korrupsionin.

“Fillimi i ri i vetëm është për Kadri Veselin i cili po provon të dal nga nën toka në mbi tokë prej përgjimit po mundohet të dal tek dëgjimi”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com