Ahmeti flet rreth mungesës së tij në aktivitetet për Astrit Deharin

Ahmeti flet rreth mungesës së tij në aktivitetet për Astrit Deharin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk është parë në aktivitetet të cilat janë organizuar në kujtim të aktivistit, të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari i cili ka vdekur në burgun e Prizrenit dy vit më parë.

Ahmeti i cili ka qenë pjesë e Vetëvendosjes, mirëpo para një viti ka ateruar në Partin Socialdemokrate dhe është bërë kryetar i kësaj partie, nuk është parë në asnjë aktivitet të organizuar në kujtim të Deharit.

E për këtë Ahmeti në një përgjigje për Gazetën Insajderi është arsyetuar duke thënë se gjatë ditë së djeshme dhe sotme ka vizituar familjen Dehari.

“Ne kemi qenë në vizitë te familja dje dhe sot në homazhe”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

Në dy vjetorin e vdekjes së aktivistit, Astrit Dehari, Vetëvendosja ka organizuar një sërë aktivitetesh.

E për nder të tij rruga “Çlirimi”, e cila nis nga rrethi i spitalit dhe vazhdon drejt “Rrugës B”, është quajtur “Arbnor dhe Astrit Dehari”.

Kjo rrugë më 12 tetor, në Kuvendin Komunal të Prishtinës ishte miratuar propozimi për riemërtimin e kësaj rruge, ku ishte vendosur që të quhej me emrat e dy aktivistëve.

Familja Dehari kanë vizituar rrugën, e cila tashmë mban emrin e dy djemve të saj, Arbënor e Astrit Dehari, duke përkujtuar kështu Astrit Deharin, në rastin e 2-vjetorit të vdekjes. /Insajderi.com