Ahmeti i reagon Manastirit të Deçanit, për akuzën për nxitje të shkrimeve në Kishën Ortodokse

Ahmeti i reagon Manastirit të Deçanit, për akuzën për nxitje të shkrimeve në Kishën Ortodokse

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pasi Manastiri i Deçanit e ka akuzuar se ai po inkurajon studentët të shkruajnë grafite në Kishën Ortodokse Serbe që gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, njofton Insajderi.

Ahmeti për këto pretendime të Manastirit të Deçanit, thotë se nuk janë të vërteta.

“Nuk është e vërtetë asnjëra akuzë. Pse duhet të shpërndani gënjeshtra”, shkruan Ahmeti në Twitter, duke shpërndarë postimin e Manastirit të Deçanit.

Pas aksioneve të sotme të zhvilluara nga Partia Socialdemokrate në objektin e Kishës Ortodokse Serbe në kampusin e UP-së, përmes në postimi në Tëitter, nga Manastiri i Deçanit kanë thënë se ky aksion është kryer aktivistët dhe studentët sipas tyre, është inkurajuar nga Ahmeti.

“Sipas medieve shqiptare të Kosovës, aktet e vandalizmit në Kishën Ortodokse Serbe në qendër të Prishtinës ku janë bërë grafite blasfemike janë kryer nga studentë aktivistë të inkurajuar nga kryetari Shpend Ahmeti, bashkëpunëtor politik i kryeministrit të Kosovës, Kurti”, thuhet në postimin e tyre.

Ndryshe, për herë të parë që nga viti 1998, të enjten është mbajtur liturgji në kishën e ashtuquajtur të “Krishtit Shpëtimtar”. /Insajderi.com