Ahmeti jep sqarime për lauren tek QKUK-ja

Ahmeti jep sqarime për lauren tek QKUK-ja

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka sqaruar problemin që është dujeke shkaktuar laura për të hyrë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Laura në QKUK kishte shkaktuar pritje të gjata të qytetarëve në mëngjes deri tek rrethi në hyrje të Prishtinës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka treguar laura do të jetë e hapur deri në ora 08:30.

“Sot, me policinë kemi kërkuar që rampa (laura) e QKUK të jetë e hapur deri në 08:30 dhe menjëherë dallimi nga ditët e kaluara i dukshëm. Njëjtë do të veprojmë edhe në mbrëmje”, ka shkruar Ahmeti. /Insajderi.com