Ahmeti ka një lajm të mirë për bizneset që nuk aplikuan për grante

Ahmeti ka një lajm të mirë për bizneset që nuk aplikuan për grante

Bizneset e Prishtinës që nuk kanë mundur të aplikojnë për grante që ofron Komunës së Prishtinë, kanë ende mundësi.

Këtë e ka kumtuar kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga #covid19 që për çfarëdo arsye nuk kanë arritur të i dorëzojnë dhe kompletojnë dokumentet e kërkuara, do të mund të i dorëzojnë ato nga data 11 – 15 janar 2021”, tha ai.

Ahmeti ka treguar për dokumentet e domosdoshme që nevojiten për aplikuar

– Letërnjoftimin valid, kopje në të dy anët.

– Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit.

– Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror). /Insajderi.com