Ahmeti i kërkon Stavilecit të sqarojë se çka do të bëjë në prag të kolapsit energjetik

Ahmeti i kërkon Stavilecit të sqarojë se çka do të bëjë në prag të kolapsit energjetik

Pasi ka publikuar në Facebook një shpjegim mbi akuzat e PDK-së ndaj Komunës së Prishtinës së ka dhënë tenderë për kompani të lidhura me drejtues të Komunës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti është marrë me Blerand Stavilecin.

Kryetari i Prishtinës e ka pyetur ministrin në ikje të Zhvillimit Ekonomik për çështjen e rrymës.

“E tash me u kthy te temat e vërteta, kishte me qenë mirë me na shpjegu Blerand Stavileci si ministër përgjegjës, se si kemi mbet pa rezerva të thëngjillit dhe se pas dy jave do të importojmë rrymë (me siguri nga Serbia) dhe se çmimi do të rritet”, ka shkruar Ahmeti.

KEK lajmëroi se ka rezervate të thëngjillit vetëm edhe për dy javë si pasojë e mungesës së tokës në të cilën duhet të nxirret thëngjilli. Ky proces ka ngecur për shkak të mos shpronësimit./Insajderi.com

Tri arsyet pse Kosova rrezikon të mbesë pa energji elektrike