Ahmeti: Komuna e Prishtinës pagoi rreth 1 milion euro për të infektuarit me COVID-19

Ahmeti: Komuna e Prishtinës pagoi rreth 1 milion euro për të infektuarit me COVID-19

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se Komuna e Prishtinës ka paguar rreth një milion euro për shpenzimet mjekësore për qytetarët prishtinas të infektuar me COVID-19, njofton Insajderi.

Secili qytetar i infektuar me COVID-19 është subvencionuar me 50 euro, ndërsa pensionistët me nga 100.

Siç bën të ditur Ahmeti, në total janë bërë pagesat për rreth 20 mijë qytetarë.

“Deri më sot, Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të prekur nga Covid për shpenzimet mjekësore – 50 për secilin qytetar nën 65, 100 për pensionistet. Rreth 20 mijë qytetarë!”, ka shkruar Ahmeti. /Insajderi.com