
I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar tubimin e simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje në festën e fitores ne Podujevë, njofton Insajderi.
Ai përmes një postimi ne Facebook, ka shkruar se “skenat e mbrëmshme ishin brengosese edhe për Prishtinën madje”.
Ahmeti më pas ka thënë se “nuk e beson as vetë që dikush ka mundur t’i ndal ata qytetarë që të festojnë, por kjo megjithatë bije ndesh me udhëzimet e organizatave shëndetësore dhe nga vendet e rajonit”.
Në fund ai është shprehur se “shpreson më të mirën, për javët në vazhdim”./Insajderi.com