Ahmeti mesazh Kurtit e Hazirit: Sakrificë në këtë rast është me heq dorë prej vaksinës

Ahmeti mesazh Kurtit e Hazirit: Sakrificë në këtë rast është me heq dorë prej vaksinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti mori i pari vaksinën kundër Coronavirusit në Kosovë, ndërsa kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, të parën në komunën që ai udhëheqë, përcjell Insajderi.

Ndonëse të dy u arsyetuan se këtë e kanë bërë për t’i sensibilizuar qytetarët, sipas Ahmetit kur Kosova ka vetëm 24 mijë vaksina, politikanët duhet të sakrifikohen duke mos pranuar ta marrin kurën kundër COVID-19 edhe atëherë kur ju ofrohet.

Në një postim në Facebook, i pari i Prishtinës ka shkruar se vaksinat që aktualisht janë në dispozicion nuk mjaftojnë as për punëtorët shëndetësor e të moshuarit.

“Një vaksinë që ju e merrni është një vaksinë më pak për dikë në nevojë që mund të rrezikojë jetën.  Nuk po them që duheni me u sëmur me covid, por sakrificë në këtë rast është me heq dorë prej vaksinës edhe në qoftë se ju ofrohet.  Së shpejti do të ketë mjaft.  Mosni ju lutem!”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti./Insajderi.com