
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se në Prishtinë nga vjeshta do të vendoset kamerat e trafikut ku do të dënohen automatikisht vozitësit e veturave që nuk i rrespektojnë rregullat e trafikut.
Shkak për këtë veprim sipas deklaratës së Ahmetit është numri shqetësues i aksidenteve që janë duke ndodhur në gjithë Kosovës.
“Numri i aksidenteve në Kosovë qe një kohë është bërë shqetësues. Shpejtësia e pakontrolluar dhe mospërshtatja ndaj kushteve atmosferike janë shkaqet kryesore që shkruhen në raportet e aksidenteve. Por, duhet të flasim edhe për politikat publike në Kosovë në lidhje me sigurinë në trafik në vitet e fundit. Ka korelacion të ngushtë në mes të dënimeve në trafik dhe numrit të aksidenteve. Por jo vetëm të shkrimit të dënimeve por pagesave të dënimeve”.
Në vjeshtë, Komuna e Prishtinës do të fillojë me kamerat e trafikut dhe dënimet automatike. Dënimet do ti mbledhim me përmbarues dhe jemi përkrahës edhe të politikës që të mos lejohet regjistrimi I veturës me dënime të papaguara nga viti I kaluar. Jeta e njeriut është prioriteti kryesor”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.
Numri I aksidenteve në Kosovë qe një kohë është bërë shqetësues. Shpejtësia e pakontrolluar dhe mospërshtatja ndaj…
Posted by Shpend A. Ahmeti on Tuesday, 24 July 2018