Ahmeti: Nesër fillon aplikimi për marrjen e 50 eurove nga të infektuarit me COVID

Ahmeti: Nesër fillon aplikimi për marrjen e 50 eurove nga të infektuarit me COVID

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se aplikimi për 50 euro për personat e infektuar me COVID-19 dhe 100 euro për pensionistë me këtë virus, do të jetë online nga dita e nesërme, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur ai me anë të një postimi në Facebook.

“Aplikimi për 50 euro për personat me covid (100 euro për pensionistë me covid) në emër të shpenzimeve shëndetësore do të jetë online – besojmë prej nesër”, tha ai.

Ahmeti tutje ka njoftuar se kjo metodë do të hyjë në funksion në mënyrë që të shmangen radhët dhe kontakti fizik në komunë.

“Të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshi edhe aplikacionin. Kjo për të shmangur radhët dhe kontaktin fizik në komunë. Po ashtu do të kemi ndihmë për të përgatitur aplikacionin”, tha tutje Ahmeti. /Insajderi.com