Ahmeti: Nga e hëna hapen çerdhet në Prishtinë

Ahmeti: Nga e hëna hapen çerdhet në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se më 10 gusht, do të hapen çerdhet në kryeqytet, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka njoftuar se hapja e çerdheve në Prishtinë do të bëhet nga e hëna që vjen, gjithmonë në zbatim të udhëzimeve të hartuara nga institucionet përkatëse, në mënyrë që të mbrohet shëndeti i fëmijëve.

“Vendimi i fundit i Qeverisë e delegon kompetencën për hapjen e kopshteve te komunat. Komuna e Prishtinës i menaxhon 8 kopshte publike dhe 9 kopshte me bazë në komunitet, duke përfshirë SOS kopshtin”, është shprehur Ahmeti.

“Këto kopshte do të hapen të Hënën, 10 Gusht, duke zbatuar udhëzimin e hartuar nga MASHT dhe protokollin e hartuar nga Komuna e Prishtinës në mënyrë që të mbrohet shëndeti i fëmijëve e punonjësve dhe parandalohet përhapja e COVID-19”, ka shkruar Ahmeti. /Insajderi.com/