Ahmeti për masat anti-Covid: Absurd që në Tiranë mund të shkohet e në Prishtinë jo

Ahmeti për masat anti-Covid: Absurd që në Tiranë mund të shkohet e në Prishtinë jo

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar sërish rreth masave të vendosura nga qeveria me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, njofton Insajderi.

Ai e ka cilësuar absurditet të llojit të vet faktin që drejt Tiranës mund të lëvizet edhe pse ka edhe atje numër të madh të të infektuarve, por nuk mund të lëvizet drejt Prishtinës.

Ahmeti më pas ka sqaruar se reagimi i tij nuk ka të bëjë me Tiranën por rreth asaj se çfarë masash janë marrë këto ditë në Kosovë me orë policore kur qytetarët mund të udhëtojnë drejt Tiranës e Shqipërisë me nga 546 raste.

“E para ky post nuk është kundër Tiranës! Shpresoj që prishtinasit ta vizitojnë sa më shumë. Por çfarë masash janë këto në Kosovë me orë policore kur mundesh me shkuar në Tiranë e Shqipëri me 546 raste sot. Por nuk mundesh në Pr. Foto nga Tirana sot”./Insajderi.com