Komuna e Prishtinës ka arritur që në përputhje me ligjin prej 1 janarit të vitit 2018 të mbledhë pagesat për mb" />
Artikull i sponsorizuar

Ahmeti: Plani jonë për pastrim i pamundëson bllokadat politike

Ahmeti: Plani jonë për pastrim i pamundëson bllokadat politike

Komuna e Prishtinës ka arritur që në përputhje me ligjin prej 1 janarit të vitit 2018 të mbledhë pagesat për mbledhje të mbeturinave direkt. Pra, qytetarët do të paguajnë mbledhjen e mbeturinave në Komunë e jo në Pas­trim dhe me këtë rast Komuna do të ketë mundësinë që qytetin ta ndajë në disa zona dhe mbledhja e mbeturinave do të behet në mënyrë më efikase.

Ahmeti po ashtu është zotuar për planin aksional dhe planin e ri logjistik për mbledhjen e mbe­turinave, planin e vendosjes efikase së kontejnerëve dhe veprimet e tjera që nevojiten për Prishtinë të pastër. Me këtë plan, të gjitha lagjet do të përfshihen në mbledhjen e rregullt të mbeturi­nave. “Plani jonë për pastrim i shmangë bllokadat politike. Deri në fund të mandatit nuk do të ketë asnjë lagje që nuk është e përfshirë në orar dhe plan”, tha Ahmeti.

Pas pilotimit të ndarjes së mbeturinave në lagjen Dardania, Komuna e Prisht­inës në bashkëpunim me partnerët/donatorët ndër­kombëtar do të organizojë një studim të fizibilitetit për menaxhimin e mbeturinave.

Përmes këtyre hapave konkret, pritet që brenda mandatit të dytë të ketë ndryshim radikal në menaxhimin e mbeturinave brenda Prishtinës, me ç’rast do të pamundësohet bllokada që i është bërë deri tash kësaj komune nga ana e kompanisë “Pastrimi”.