Ahmeti publikon listën e bizneseve që përfituan nga grantet

Ahmeti publikon listën e bizneseve që përfituan nga grantet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar listën dhe numrin e bizneseve që kanë përfituar nga grantet e ndara për ndërmarrjet që kanë qarkullim deri në 50 mijë euro, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook Ahmeti ka bërë të ditur listën e bizneseve që përfituan këto grante, derisa ka treguar se nga kjo kanë përfituar katër mijë e 941 biznese, një mijë e 976 mikro biznese me nga 600 euro dhe dy mijë e 965 biznese të vogla me nga një mijë e 300 euro.

“Kjo eshte lista e fituesve te granteve per bizneset e Komunes se Prishtines me qarkullim deri ne 50,000€, ku ne total kane perfituar: 4941 biznese, 1976 mikro biznese me nga 600€ dhe 2965 biznese te vogla me nga 1300€”, deklaroi Ahmeti në ‘Facebook’.

Ai tutje bëri të ditur se fondet janë nga buxheti i Komunës së Prishtinës dhe si institucion kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe tashmë presim procedumin e ekzekutimit të pagesave nga Thesari. /Insajderi.com

Kjo është lista e fituesve të granteve për bizneset e Komunës së Prishtinës me qarkullim deri në 50,000€, ku në total…

Posted by Shpend Ahmeti on Tuesday, December 15, 2020